Radhë të gjata pelegrinësh në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan për të bërë homazhe në Bazilikë tek trupi i Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të Hënën në moshën 88-vjeçare.
Më herët zyrtarët e Vatikanit thanë se që prej orës 07:00 kur bazilika u rihap, pranë trupit të Papës kanë bërë homazhe rreth 50 mijë njerëz. Të Mërkurën, aq të shumtë ishin të personat që prisnin në radhë, saqë u desh zgjatja e afatit ditor përtej mesnatës. Shumë prej të pranishmëve iu desh të prisnin deri 3 orë në radhë.
Homazhe i bëri mbrëmë edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Këshilli i Kardinalëve u mblodh sërish këtë të Enjte, për të diskutuar për pjesët organizative të funeralit i cili do të mbahet ditën e shtunë.