Globi

Foshnja me lindje të parakohshme rrëmbehet dhe zhduket nga spitali: nisin kërkimet

Shkruar nga Liberale

Foshnja me lindje të parakohshme rrëmbehet dhe zhduket nga spitali:

Në Francë, në rajonin e Parisit, është zhdukur një foshnjë 17 ditëshe e lindur para kohe dhe e rrëmbyer nga materniteti i spitalit Seine-Saint Denis. Djali i vogël Santiago ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe stafi shëndetësor në spitalin ku qëndronte është shumë i shqetësuar.

Autoritetet franceze janë në kërkim të tij dhe të dyshuarit kryesorë janë babai dhe nëna e fëmijës 23 dhe 25 vjeç.

Djali i vogël, me flokë biondë, ishte i veshur me pizhame të bardha prej kadifeje dhe një bluzë kafe të madhe, kur u zhduk mbrëmjen e së hënës.

Policia i bën thirrje kujtdo që e sheh fëmijën ose ka informacion për të, të kontaktojë menjëherë autoritetet.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH