Globi

Fitoi zgjedhjet me 87 për qind të votave në Rusi, Kim Jong Un ndër të parët që uron Vladimir Putin

Shkruar nga Liberale

Fitoi zgjedhjet me 87 për qind të votave në Rusi, Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin.

Diktatori koreano-verior e ka uruar për rizgjedhjen e tij, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore e vendit.

Putinin e uruan edhe liderët e Venezuelës, Nikaraguas, Kubës dhe Bolivisë dhe Kinës.

Vladimir Putin, i cili u rizgjodh dhe do të qëndrojë në Kremlin edhe për gjashtë vite të tjera , sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve presidenciale pa opozitë, skicoi portretin e një Rusie që “forcohet” nga fitorja e tij dhe nuk do të jetë e “frikësuar” nga kundërshtarët e saj.

Njeriu i fortë i Kremlinit, në pushtet për gati një çerek shekulli,  mori më shumë se 87 për qind të votave me 98 për qind  të qendrave të votimit të integruara, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar komisionin zgjedhor. Kjo është përqindja më e lartë që ka marrë ndonjëherë, pas një procesi zgjedhor në të cilin opozita u mënjanua.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH