Globi

EMRI/ U kap duke u kujdesur për “shtëpinë e barit”, dënohet me burgim shqiptari në Angli

Shkruar nga Liberale

EMRI/ U kap duke u kujdesur për “shtëpinë e barit”,

Një 33-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 muaj burg nga një Gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar,pasi u kap duke u kujdesur për një "shtëpi bari".

Bëhet fjalë për Sajmir Hoxhën, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u arrestua në flagrancë nga policia britanike, teksa po ujiste bimët narkotike në një banesë në Britani.

EMRI/ U kap duke u kujdesur për “shtëpinë e barit”,

Shqiptari ishte punësuar për të ujitur bimët narkotike. Policia tha se Sajmir Hoxha ishte përgjegjës për 78 bimë, të cilat nëse do të shiteshin do të kishin nje vlerë prej 47 mijë paund.

I riu kishte disa muaj që punonte në këtë ambient dhe kishte arritur që të fitonte 5 mijë euro, që sipas tij i duheshin për të paguar paratë që kishte marrë borxh për të mbërritur në Britani në mënyrë ilegale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH