Globi

E RËNDË/ Nxënësi 15-vjeçar vret me thikë pastruesen e shkollës ku mëson

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Nxënësi 15-vjeçar vret me thikë

Një tjetër rast sulmi ka ndodhur përveç asaj të Austrisë, këtë herë në Francë.

Sipas medieve të huaja, ka qenë një nxënës 15-vjeçar, i cili ka sulmuar me thikë pastruesen e shkollës ku ai mësonte. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme në departamentin Haute-Marne në Francë.

Sipas “La Stampa”, në oborrin e shkollës po zhvillohej një kontroll në çantat e nxënësve. Në ato momente, 15-vjeçari u hodh sipër punonjëses së pastrimit të shkollës dhe e sulmoi me thikë, në motive të panjohura. 31-vjeçarja u dërgua në spital, por nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

I mituri është shoqëruar në komisariat, duke dhënë shpjegime për aktin e ndërmarrë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH