Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Nea Erithrea, Athinë, ku si pasojë mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.
Bëhet fjalë për Angjele Saliun, me origjinë nga Cërriku, i cili ka qenë duke drejtuar motorin kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga një 63-vjeçar grek.
Si pasojë e aksidentit i riu gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.