Një çift i fejuar 50 dhe 45 vjeç; burri italian, gruaja kineze, është gjetur e pajetë brenda shtëpisë ku jetonte. Ndërtesa ndodhet në via Madonna della Scoperta, në zonën kodrinore të qytetit në Garda. Trupat e pajetë u zbuluan mbrëmjen e djeshme, të martën 2 prill, nga fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Sipas informacioneve fillestare të mbledhura, 45-vjeçarja kineze është plagosur në krahë me thikë ose sende të tjera të mprehta. Një seri prerjesh të thella u identifikuan në gjymtyrë. Gruaja ishte gjakosur deri në vdekje. Shoqëruesi (hipoteza është se ishte ai që goditi), më pas preu damarët e dorës.
Aktualisht nuk dihet nëse çifti ka pasur mosmarrëveshje apo probleme. Ekspertët e mjekësisë ligjore janë në vendngjarje për të identifikuar gjetjet e dobishme për hetimin. Hipoteza është ajo e vrasjes-vetëvrasjes.
/Liberale.al/