Globi

Bateria e makinës elektrike shpërthen në flakë pas aksidentit, humbin jetën katër persona

Shkruar nga Liberale

Bateria e makinës elektrike shpërthen në flakë pas

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident në perëndim të Francës, ku automjeti tyre goditi një tabelë rrugore dhe me pas u përfshi nga flakët. Zëdhënësi i policisë vendase Eric Hoarau tha se rrethanat e sakta të ngjarjes pranë qytetit të Niort janë ende duke u hetuar, por automjeti duket se kishte dalë nga rruga para se bateria e tij të shpërthente.

Kjo nuk është hera e parë që bateritë e automjeteve elektrike shperthejnë në flakë që nuk mund të fiken me mjetet e zakonshme zjarrfikëse. Një automjet Tesla shpërtheu javës që shkoi në lindje te Londrës dhe disa kompani tragetesh kanë ndaluar transportin e tyre detar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH