Globi

"Bastard, kthehu në vendin tënd", aktori shqiptar rrëfen si është bullizuar në Greqi: Ngacmimet e tyre më bënë...

Shkruar nga Liberale
"Bastard, kthehu në vendin tënd", aktori shqiptar

Aktori i njohur shqiptar në Greqi, Nikos Gelia ka folur për rolin e tij të ri në filmin “Wreck”, ku mes të tjerash ai ka treguar për racizmin që është përballur kur ka shkuar fillimisht në vendin fqinj.

Teksa ishte i ftuar në ‘You Ain't Seen Nothing Yet”, ai tha se kur ka shkuar në Greqi shumë persona, si të rritur dhe fëmijë, e kanë bullizuar për shkak të origjinës.

Nikos ka rrëfyer se kur ka shkuar në shtëpinë e një shoku për herë të parë, fëmija e kishte prezantuar tek i ati si “shqiptar i mirë”.

“Çdo gjë që më ka ndodhur në jetën time më bën më të fortë dhe të gjej një mënyrë për të mbijetuar. Shoqëria është mjedisi juaj, origjina ime. Fëmijët janë të pastër, është e vërteta absolute, sepse ajo që mbajnë nuk ka filtër. Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më e pastër është e vërteta e tij, cilado qoftë ajo.

Unë kam qënë në zënka në shkollë dhe kam dëgjuar “ti bastard, kthehu në vendin tënd”, “mos fol për historinë greke”. Në shkollën fillore shkova në shtëpinë e një shoku dhe më tha: “Babi, Nikos është nga këtu, por është shqiptar i mirë” dhe hymë brenda”, ka treguar ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH