Globi

Bashkimi Europian paralajmëron Kosovën dhe Serbinë: Po nuk zbatuat marrëveshjen, do ketë pasoja!

Shkruar nga Liberale
Bashkimi Europian paralajmëron Kosovën dhe Serbinë: Po nuk

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dha një deklaratë përsa i përket marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese drejt BE-së, por nuk foli veçanërisht për Serbinë dhe veprimin e saj të fundit me të cilin shkel Artikullin 4 të marrëveshjes për moskundërshtim të Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja.

“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit.

Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së”, deklaroi Stano.

Poll
SHQIPENGLISH