Globi

Babai hyn në shtëpi dhe gjen të mbytur vajzën e tij 10 muajshe në vaskë, nëna qëndronte e plagosur me thikë pranë saj

Shkruar nga Liberale

Babai hyn në shtëpi dhe gjen të mbytur vajzën e tij 10

Në Nole të provincës së Torinos është gjetur e pajetë në shtëpi një vajzë e vogël. Hetimet janë duke u zhvilluar. Për momentin nuk përjashtohet asnjë hipotezë, madje as ajo e vrasjes së foshnjes nga nëna. Policia është lajmëruar nga babai, ndërsa vogëlushja është gjetur e mbytur në vaskë.

Ka qenë babai që ka tentuar të ringjallë vajzën 10 muajshe. Kur është kthyer nga puna në orën 12.45, ka gjetur derën e shtëpisë të mbyllur nga brenda dhe asnjë përgjigje nga gruaja e tij. Pasi hyri nga një dritare, ai u gjend përballë dramës.

Vajza e vogël ishte vajza e vetme e çiftit, rreth të tridhjetave. Nëna ndodhej aty pranë, e plagosur me thikë kuzhine në kyçe, bark dhe qafë. Gruaja është shtruar në spitalin Molinette në Torino, pasi u transportua me helikopter: iu nënshtrua një operacioni për të qepur prerjet.

Gruaja prej disa kohësh ishte nën kujdesin e psikologut. Probleme ndoshta të lidhura me depresionin pas lindjes. Një takim me terapistin ishte planifikuar gjithashtu për pasdite.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH