Aktori i famshëm hollivudian, Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni urgjent në zemër.
Së fundmi ylli 76-vjeçar i "Terminator" zbuloi se sapo kishte bërë një ndërhyrje në zemër për të vendosur një stimulues kardiak dhe shpjegoi pse është kaq e rëndësishme për të që të ndajë me dashamirësit këtë problem shëndetësor.
"Kjo është jeta me një problem gjenetik të zemrës”, nëna dhe gjyshja kanë humbur jetën nga kjo gjë ka treguar aktori.
Ish-guvernatori i Kalifornisë vazhdoi: “Gjithçka që lidhet me kujdesin shëndetësor u mbajt për vete. Por kam marrë kaq shumë mesazhe dhe e-maile nga njerëz që kanë lindur me një valvul aortale bicuspid, si unë, duke më thënë se duke folur për operacionet e mia të zëvendësimit të valvulave u ka dhënë guxim dhe shpresë për t'u marrë me të tyret."