Globi

6 viktima nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit në Japoni

Shkruar nga Liberale
6 viktima nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit në Japoni

6 viktima nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit në Japoni

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit shkaktuan 6 viktima dhe shembje ndërtesash në brigjet perëndimore të ishullit kryesor të Japonisë, Honshu.

Sipas medieve të huaja, të paktën 16 shtëpi u dëmtuan nga tërmetet dhe një numër banorësh u bllokuan nën rrënojat e tyre, tha zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi.

Një zjarr shpërtheu në qytetin Wajima dhe mbi 30 mijë banorë mbetën pa energji elektrike, shtoi ai.

Ndërkohë Agjencia Meteorologjike e Japonisë fillimisht lëshoi një paralajmërim të shkallës më të lartë për cunami në zonën e Ishikavës, por më vonë e uli shkallën e paralajmërimit për zonën në fjalë dhe rajone të tjera bregdetare në pjesën perëndimore të Japonisë.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes nga paslëkundjet që mund të pasojnë, pasi mund të jenë me rrezik për jetën e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH