Policia greke ka arrestuar dy bashkëpunëtorë të “Lorelës”, gruas shqiptare e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion.
Pasi rrjeti i tutorëve u zbulua nga policia, nxori në pah abuzime të shumta me vajza adoleshente, të cilat fillimisht bëheshin shoqe me “Lorelën”, e më pas kjo e fundit iu ofronte atyre ‘punë’ kundrejt një shume të konsiderueshme parash.
E reja shqiptare kishte rol kyç në këtë rrjet prostitucion, pasi në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare, të cilën më pas e ndihmonte të gjente “klientë”, duke marrë një përqindje të lekëve.