Çiftet e martuara në Korenë e Veriut tani mund t’i ndajë tashmë vetëm vdekja!
Ky është vendimi që ka marrë diktatori Kim Jong un, i cili me aktin e fundit ka urdhëruar dënime me burg për ata që dëshirojnë të divorcohen. Kështu raporton media britanike Daily Mail.
Vendimit të çuditshëm i ka shtuar edhe ndalimin e konsumit të hotdogëve. Diktatori thotë se ushqimi është shumë perëndimor dhe shërbimin e tij do ta konsiderojë një akt tradhtie të kombit.
Ata që do të kapen duke e konsumuar apo përgatitur hotdogun, qoftë edhe në shtëpi, do të dërgohen në kampe pune të rënda. Kim Jong un është rikthyer dhe tek fiksimet e tij të vjetra.
Koreja e Veriut konfirmoi testimin me sukses të raketës balistike me rreze të mesme veprimi të llojit hipersonike.
“Arma do të ndalojë çdo kundërshtar në rajonin e Paqësorit”, thuhet në një njoftim nga zyrtarët e shtetit të izoluar komunist. Raketa e testuar gjatë të hënës, është e para e lëshuar në dy muajt e fundit.