Globi

Sulm me bombë në një stacion treni, 24 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan

Shkruar nga Liberale

Sulm me bombë në një stacion treni, 24 të vrarë dhe

Të paktën 24 janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një stacion treni në jugperëndim të Pakistanit të shtunën, njoftuan policia dhe zyrtarët.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur pranë biletave pak para nisjes së një treni, ku më shumë se 100 njerëz ishin duke pritur.

“Shpërthimi ndodhi brenda stacionit hekurudhor, kur një tren ekspres për në Peshawar ishte gati të largohej nga stacioni për në destinacionin e tij”, tha drejtori i policisë lokale Muhammad Baloch.

Theksojmë se Pakistani është duke u përballur me një rritje të sulmeve nga militantët etnikë separatistë në provincën Baluçistan në jug dhe me sulme nga militantët islamistë në veriperëndim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH