BE

Suedia në NATO/ Presidenti i Hungarisë nënshkruan projektligjin që miraton në aleancë

Shkruar nga Liberale

Suedia në NATO/ Presidenti i Hungarisë nënshkruan projektligjin

Një grup prej 42 organizatash mjedisore dhe 39 akademikë e ekspertë të fushës së mjedisit kërkuan një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj lidhur me ndryshimet që Parlamenti shqiptar miratoi pak ditë më parë në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Suedia në NATO/ Presidenti i Hungarisë nënshkruan projektligjin
“Qëllimi ynë për takimin me Presidentin, është ta kthejmë këtë ligj për një vështrim të dytë dhe të sigurojmë që Zonat tona të Mbrojtura të mbeten pikërisht të tilla; të mbrojtura”, thonë organizatat përmes një deklarate.

“Më 22 shkurt 2024, vijon deklarata e organizatave mjedisore, u miratua një ligj i ri që mund të ndryshojë përgjithmonë pamjen e peizazheve tona natyrore”.

Ky ligj, sipas organizatave, lejon ndërtimin e hoteleve dhe objekteve të tjera infrastrukturore pikërisht në zemër të Zonave të Mbrojtura.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Euopian në Shqipëri ka këmbëngulur për nevojën e një konsultimi të gjerë për ndryshimet që u ndërmorën në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”, u shpreh Delegacioni i Bashkimti Europian pas votimit të ndryshimeve në parlament.

Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore nga ndryshimet e reja të Ligjit të Zonave të Mbrojtura lidhet me lejimin e ngritjes së “strukturave akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit apo dhe të agroturizmit brenda Zonave të Mbrojtura si dhe me kompetencat që i jepen Këshillit Kombëtar të Territorit në përcaktimin e rregullave dhe kritereve për zhvillimin e këtyre zonave, ndonëse ky këshill është një strukturë kolegjiale dhe që nuk përfshin këshillimin publik në vendimarrjen e tij”

Në Janar të vitit 2022 qeveria shqiptare rishikoi kufijtë e Zonave të Mbrojtura natyrore në Shqipëri dhe në disa prej sipërfaqeve të hequra janë shfaqur pasojat e para negative.

Qeveria u vu në kritika të forta nga një misoni i UNESCO-ICOMOS për Butrintin, i cili shprehu shqetësimin e thellë për heqjen e 600 ha nga Parku Kombëtar i Butrintit.

Sipas misionit vendimi përfaqësonte një ndryshim në regjimin e mbrojtjes së një pjese të ndjeshme të zonës tampon të Parkut Kombëtar, pjesë e trashëgimsië botërore.

Misioni tha se lidhur me ndryshimin e kufijve nuk ishte njoftuar Qendra e Trashëgimisë Botërore dhe misioni ua kishte bërë të qartë autoriteteve shqiptare se duhet të paraqisnin një kërkesë zyrtare në Komitetin e Trashëgimisë Botërore lidhur me këtë ndryshim./VOA

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH