Aktualitet

Borxhi publik, Xhepa: Qeveria po sillet sikur nuk ka pasur krizë

Shkruar nga Liberale
Borxhi publik, Xhepa: Qeveria po sillet sikur nuk ka pasur krizë

Ekonomisti, njëkohësisht president i UET, Selami Xhepa, i lexon si shqetësuese pikat që ngre Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit. Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë menjëherë rekomandimet e propozuara, jo vetëm për rrezikun e rritjes së nivelit të borxhit publik, por edhe për zërat ku shkon ky borxh.

Sipas Xhepës, kriza shëndetësore dhe ekonomike ende nuk ka kaluar dhe prandaj duhen trajtuar me prioritet edhe në shpenzimet publike.

“Rritja e borxhit publik, që ndoshta në skenarët negativë mund të shkojë deri në 88% të PBB, sigurisht që i shton rreziqet ndjeshëm për qëndrueshmërinë e financave të vendit tonë. Pavarësisht se normat e interesit janë shumë të ulëta aktualisht në tregje, por kjo nuk do të thotë se gjendja e normave të interesit do të jetë e tillë edhe në një periudhë afatmesme. Për pasojë, nivelet e larta të huamarrjes mund të kompromentojnë seriozisht stabilitetin e financave publike.

Elementi i dytë që unë mendoj se duhet të shqyrtohet me seriozitet ka bërë bëjë me faktin se rritja e borxhit publik nuk po shkon për të mbështetur ato që janë shqetësime prioritare të gjendjes së sotme të shoqërisë dhe që kanë të bëjnë posaçërisht me mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemie, ashtu sikurse edhe stimulimi i ekonomisë në mënyrë që sektori privat të vazhdojë të jetë lokomotiva e rritjes ekonomike. Borxhi publik edhe për vitin 2021 është parashikuar që të shkojë për projekte sikur këto kriza të mëdha nuk kanë ndodhur në Shqipëri”, tha Xhepa për A2.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH