Aktualitet

Bilanci i vetingut, 105 gjyqtarë të shkarkuar deri tani

               Publikuar në : 15:57 - 11/08/20 liberale

Procesi i vetingut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të vetingut 284 gjyqtarë dhe prokurorë. 105 janë shkarkuar nga detyra, ndërsa 117 u konfirmuan.

Në shifrën prej 284 përfshihet 35 ndërprerje procesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhe pse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur.

Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasi ata dhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i vetingut në fuqi në vitin 2017. Në listë janë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pa vendim përfundimtar dhe këtu futen gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në pension dhe automatikisht ata janë të larguar nga sistemi.

Ndërsa për dy subjekte komisioni ka vendosur pezullimin nga detyra për një afat një vjeçar. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka një mandat 5-vjeçar dhe brenda kësaj kohe duhet të përfundojë rivlerësimi për 800 prokurorët dhe gjyqtarët, shkruan Euronews.

Por, kur ka kaluar më shumë se gjysma e afatit kushtetues në filtër kanë kaluar me pak se gjysma e njerëzve që këto 30 vite kanë dhënë drejtësi. Në një raport të Avokatit të Popullit thuhet se nëse vazhdohet me këto ritme procesi në shkallën e parë pritet të mbarojë për 8 vite e gjysmë.

Për këtë arsye ata kanë rekomanduar shtimin e trupave të komisionerëve. Sipas ligjit pas mbarimit të afatit 5-vjeçar rivlerësimi do të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai gjyqësor.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back