Politikë

Berisha: Nuk ndalemi, derisa të rrëzojmë regjimin monist dhe autokrat të Ramës

Shkruar nga Liberale
Berisha: Nuk ndalemi, derisa të rrëzojmë regjimin monist dhe

Kryetari i PD-së përmes Rithemelimit, Sali Berisha ka dënuar sot në Kuvend gjenocidin serb në Srebrenicë, por ka akuzuar mazhorancën se nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Berisha tha se “sot vendi im mund të ishte kudo tjetër por jo në këtë Parlament i cili është një nga shkaqet më madhore të revoltës së përgjithshme popullore që nis sot në bulevardin e Dëshmorëve të Kombit dhe ndalet vetëm me rrëzimin përfundimtar të regjimit të monizmit të plotë autokracisë elektorale të Ramës”.

“Por gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzit nuk mund të mos më sillte mua këtu për të dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht barbaritë serbe ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht barbaritë serbe në rajon. Pasi refuzuat në mënyrën më absurde një rezolutë të opozitës një muaj më parë, ju sollët këtu në parlament një rezolutë dhe deri sa dënon gjenocidin e vlerësoje, por rezoluta juaj është e njerëzve zemërthyer, e njerëzve me qëndrim të dyfishtë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “nga një anë e dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun arkitektin e gjenocidit në Bosnjë Sllobodan Milloshevicion dhe sivllaun e Ramës Aleksandër Vuçiç. Po, si mund ta bëni këtë kur në gjithë mediat e botës ekziston deklarata e Aleksandër Vuçiç, i cili udhëzon e zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë?”.

“Vendi i Vuçiç është në Hage. Ju nuk guxoni të kërkoni dërgimin e tij në Hagë dhe dënimin për gjenocid por bëni gjithçka për të kufizuar në forcat serbe në Bosnje madje pa iu referuar kasapëve të Bosnjes, Sa u nderon ju kjo? Pse bëni strucin, çfarë ju shtyn të mos jeni të hapur e ta dënoni me gjithë zemër masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore që ka njohur Evropa?”, tha Berisha sot në Kuvend, teksa po përgatitet për protestë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH