Aktualitet

Basha: Sot është dita e fundit politike e Berishës, ndarje përfundimtare nga berishizmi

Shkruar nga Liberale
Basha: Sot është dita e fundit politike e Berishës, ndarje

Në një deklaratë nga selia blu, Lulzim Basha tha se Sali Berisha u braktis sot nga demokratët dhe se sot ka pasur ditën e tij të fundit politike në Shqipëri. Basha tha se asnjë prej objektivave të vendosura nga ish-kyeministri nuk u realizuan.

“Lajmi i parë i mirë është braktisja totale, dëshpërimi për të cilën nuk ka nevojë ta komentoj. Për fat të mirë objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizuan.

Për fat të keq u përballëm jo thjesht me një përpjekje për ç’organizim, por me një përpjekje për të shkatërruar PD ndaj interesave personale të Sali Berishës. Dua të falenderoj edhe ata të cilët për disa javë apo muaj e ndoqën Sali Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, sot të gjithë e dinë, kundërshtarët e mi, dua t’i falenderoj të gjithë që e kuptuan sot planin e vërtetë të Sali Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon se ata 500 apo 600 njerëz që erdhën, protagonist në fakt ishte një grup i ngushtë kriminelë, të armatosur të përgatitur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetët e demokratëve me një plan të mirëmenduar dhe të ekzekutuar e frymëzuar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo ka edhe një dimension historik. Është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe berishizmin, që nuk pranon argumentin ndryshe, nuk pranon rregullat e partisë, por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton, vetë numëron, vetë shpall rezultet imagjinare”, tha Lulzim Basha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH