Ndërkombëtare

Avdullah Hoti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për…

               Publikuar në : 15:53 - 27/11/20 liberale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar se është arritur marrëveshje mirëkuptimi në mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë të Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se këto informata janë të pavërteta.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.

Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti në një status në Facebook.

Mbrëmë është raportuar se javën e kaluar Kosova dhe Serbia kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano kishte konfirmuar se është arritur një pajtim i mirëbesimit, por nuk ka saktësuar për çfarë palët kanë rënë dakord.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back