Aktualitet

Automjeti del nga rruga, një i vdekur në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Automjeti del nga rruga, një i vdekur në Vlorë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Për pasojë, një 55 vjeçar banues në Mifol, ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Novoselës, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Njoftimi:

Rreth orës 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH