Globi

Austria izolon të pavaksinuarit

Shkruar nga Liberale
Austria izolon të pavaksinuarit

Nga kjo e hënë, rreth 2 milionë njerëz të pavaksinuar plotësisht në Austri janë vënë në karantinë teksa vendi përballet me një shpërthim të ri rastesh.

“Niveli i infektimit mes personave të vaksinuar po bie, por vazhdon të rritet pa u ndalur tek ata që nuk janë të vaksinuar. Aktualisht, incidenca te personat e pavaksinuar nga 18 deri në 59 vjeç është mbi 1700. Kështu kemi vendosur që nga 15 nëntori të pavaksinuarit hyjnë në izolim në Austri”, u shpreh kryeministri Alexander Schallenberg.

Personat e pavaksinuar do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për qëllime thelbësore, si për të shkuar në punë apo për të blerë ushqime. Nga rregulli i ri që do të zgjasë fillimisht 10 ditë, do të përjashtohen vetëm personat e shëruar së fundmi nga Covid-19 dhe fëmijët nën 12 vjeç. Ata që shkelin rregullin mund të gjobiten me 500 euro. Qindra persona protestuan kundër kufizimeve në fundjavë, me slogane të tilla si: “Trupat tanë, liria jonë për të vendosur”.

Rreth 65 për qind e popullsisë austriake është e vaksinuar plotësisht, një prej niveleve më të ulëta në Europën Perëndimore. Austria ka tani një incident ditore prej 800 rastesh në 100 mijë banorë, që është më e larta në rajon.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH