Arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise duket se është një mashkull tjetër. Ylli kolumbian nuk është lidhur me askënd deri më tani, pas ndarjes së saj nga Gerard Pique. Megjithatë, një raport i “Sun” thotë se ajo e ka gjetur dikë.
Në veçanti, Shakira u pa të dielën në FTX Arena për të parë ndeshjen Miami Heat kundër Boston Celtics. Natyrisht që prania e saj atje nuk është për shkak të dashurisë për basketbollin, por njohjes me Jimmy Butler.
Menjëherë pas përfundimit të lojës, ata ndoqën njëri-tjetrin në Instagram, gjë e çuditshme për Shakirën, e cila ndjek vetëm 159 persona në llogarinë e saj.
Nga ana tjetër, sigurisht që marrëdhënia e tyre nuk është ende e qartë, pasi basketbollisti është në lidhje me modelen Caitlin Novak që nga viti 2019.
Ndërkohë që Shakira është në kërkim të partnerit të saj të radhës, ish-i i saj, Gerard Pique, duket se është dashuruar me Clara Kia-n.
Madje, ai së fundmi ka postuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të re me partneren e tij, në të cilën ai është pa këmishë dhe çifti pozon në krahët e njëri-tjetrit duke buzëqeshur para kamerës.
Nëse bashkë krijojnë një lidhje përtej miqësisë, kjo do konfirmojë edhe njëherë pëlqimin e Shakirës për meshkujt më të rinj në moshë. Basketbollisti është aktualisht 33-vjeç, ndërsa këngëtarja 45 vjeç. Edhe me ish-burrin e saj ajo kishte një diferencë në moshë prej gati 10 vitesh.