Aktualitet

Arrestohet tmerri i Palasës, grabiste dhe përdhunonte të moshuarat

Shkruar nga Liberale
Arrestohet tmerri i Palasës, grabiste dhe përdhunonte të

Blutë e Vlorës kanë arrestuar personin i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës, ku grabiti një sërë banesash dhe ka përdhunuar të moshuarat.

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

“Balkanweb” ben me dije se personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Nga pamjet shihet sesi është i mbuluar me thesë në kokë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen. Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH