Një shqiptar është arrestuar në Greqi, në tentativë për të ikur në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Portin e Patrës, teksa shqiptari ka qenë duke tentuar të futej me mjet në traget.
Sipas mediave fqinje, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti për grup kriminal, grabitje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, si dhe sulm ndaj grave.
Të gjitha këto ngjarje për të cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Peloponezit, në Kalamat, Githio dhe Sparti.