Aktualitet

Anëtari i Këshillit Kombëtar ironizon Metën: Komunikimi në whats up dukej si...

Shkruar nga Liberale
Anëtari i Këshillit Kombëtar ironizon Metën: Komunikimi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu, ka ironizuar Presidentin Ilir Meta, në një deklaratë që kreu i shtetit bëri sot, e ku tha se ka kërkuar anëtarët e rithemelimit që të mos preken makinat e parkuara në oborrin e selisë blu, ditën ku ndodhi protesta.

Logu sjell foto të makinave të shkatërruara nga gurët e sendet e forta e shkruan: “Ai komunikimi në What’s up dukej më tepër si kujtesë për të thyer xhamat se sa thirrje për vetëpërmbajtje!”.

Kujtojmë se në një deklaratë për mediat, Meta, tha se më datë 8 janar, ka komunikuar me Belind Këlliçin, anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe i ka kërkuar që protesta të jetë paqësore e të mos preken makinat, pasi është provokim.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1232573,1232574"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH