Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falenderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.
Përmes një mesazhi në Twitter, Pendarovski i shpreh shqip mirënjohejn Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.
“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.
Kujtojmë që në muajin mars të këtij viti, parlamenti maqedonas votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku përveç gjuhës maqedonase, u bë gjuhë zyrtare edhe gjuha shqipe./Gazeta Liberale