Globi

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Stoltenberg: Në interes të të gjithë aleatëve

Shkruar nga Liberale
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Stoltenberg: Në interes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Bruksel me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Turqisë është shprehur para gazetarëve se pranimi i Suedisë është i realizueshëm.

“Tani është koha që Suedia t’i bashkohet aleancës ,” tha Stoltenberg.

Në fjalën e tij Sekretari i NATOS-s u shpreh se një vendim pozitiv ka të ngjarë të pasojë në samitin e Aleancës në Vilnius javën e ardhshme.

Stoltenberg gjithashtu tha se ai ka thirrur një takim midis krerëve të Turqisë dhe Suedisë në prag të samitit për të avancuar kërkesën për anëtarësim të Stokholmit.

“Ajo që ne po përpiqemi të arrijmë është një vendim pozitiv në samitin, ku Turqia e bën të qartë se është e gatshme të ratifikojë kërkesën suedeze ,” shtoi ai.

Në fund të fjalës së tij Sekretari përfundoi duke thënë se të gjitha palët e përfshira bien dakord se hyrja e Suedisë në Aleancë është e rëndësishme për të gjithë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH