Aktualitet

Ambasadorja Kim i bie tavolinës dhe i’u bën thirrje shqiptarëve

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Kim i bie tavolinës dhe i’u bën thirrje

Ambasadorja amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje shqiptarëve të luftojnë, të këmbëngulin dhe të mos pranojnë t’iu vrasin shpresën.

Ajo tha se ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ata hiqen sikur reforma në drejtësi ka dështuar. Ata pretendojnë se çdo gjë në Shqipëri është e tmerrshme. Ata pretendojnë se bota nuk mendon shumë për Shqipërinë. Ata janë gabim. Ata e kanë gabim. Ata po ju shpërqendrojnë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është që t’ju vrasin shpresën tuaj. Po përpiqen t’ju vrasin të ardhmen tuaj. Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë. Ju duhet të luftoni. Ju duhet ta mbani shpresën tuaj. Duhet të kujtoni se cilët jeni – kjo është toka e Skënderbeut. Këmbëngulni! Luftoni!”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH