I shtruar prej 9 ditësh në spitalin Evangelismos në Athinë për shkak të infektimit nga koronavirusi, kryepeshkopi i Tiranës-Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas është në gjendje të qëndrueshme.
Kështu bën të ditur ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, e cila vijon interesimin e vazhdueshëm për gjendjen e kreut të Kishës Ortodokse shqiptare.
Kryepeshkopi Anastas vijon kurimin dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit grek.