Aktualitet

Ambasada e SHBA: Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit siç është

Shkruar nga Liberale
Ambasada e SHBA: Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit siç

Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës, vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”, tha një zyrtar i ambasadës së SHBA për Tch.

“5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton“, tha Kim në Real Story.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH