Globi

Aksidentoi adoleshentin, largohet gruaja e diplomatit amerikan

Shkruar nga Liberale
Aksidentoi adoleshentin, largohet gruaja e diplomatit amerikan

Në muajin gusht bashkëshortja e një diplomati amerikan ka aksidentuar për vdekje një adoleshent britanik.

Bashkëshortja e diplomatit amerikan ishte duke ngarë makinën e saj në një rrugë afër bazës së forcave ajrore Croughton në Northhamptonshire kur goditi motoçiketën që po ngiste Harry dhe duke e lënë atë të vdekur.

Prindërit e adoleshentit britanik, Harry Dunn mësohet t’i kenë bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pasi bashkëshortja e diplomatit amerikan u largua nga Britania duke përdorur imunitetin diplomatik.

Tim Dunn dhe Charlotte Charles kanë bërë një thirrje që bashkëshortja e diplomatit amerikan të kthehet në Britani.

“Duhet të bëjmë diçka për të marrë të drejtën, për të mësuar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur. Ne kemi nevojë të ecim përpara. Është thjesht e pandershme të largohesh nga vendi dhe të kthehesh në fshehtësi në vendin tënd pas një aksidenti të tillë. Ju e dini se ky është një rast i thjeshtë dhe i qartë. Ajo ishte në anën e gabuar të rrugës. Ajo e kishte pranuar para një dëshmitari atë natë dhe para policisë të nesërmen se ishte në anën e gabuar të rrugës dhe kishte thënë se nuk kishte për qëllim të largohej nga vendi. Ata kishin ardhur këtu për një mandat tre vjeçar, kështu që nuk kishte asnjë arsye që autoritetet mos ta besonin. Ne shpresonim që nuk kishim asnjë arsye për t’i mos besuar asaj. Prandaj, kur mësuam pas funeralit të Harry-it se ajo ishte larguar, ne e dinim se na priste një luftë e vështirë”,-janë shprehur prindërit e adoleshentit të vrarë në aksident.

Ndërkohë policia britanike është shprehur se për ta bërë të mundur ndalimin e të dyshuarës, asaj duhet t’i hiqej imuniteti diplomatik, por ambasada amerikane nuk pranoi t’ia hiqte imunitetin diplomatik dhe bashkëshortja e diplomatit u largua nga Britania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH