Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në stacionin e metrobusit në Stamboll Avcılar. Fillimisht, dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe më pas kanë goditur edhe dy autobusë të tjerë që vinin nga pas, duke lënë 99 persona të plagosur. Me njoftimin e situatës, në vendngjarje janë nisur shumë ekipe shëndetësore, zjarrfikëse dhe policore.
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1272723,1272722"]
Zjarrfikësit kanë shpëtuar pasagjerët e plagosur të bllokuar në automjete. 50 nga 99 të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth. Pjesa tjetër shkoi në spital me mjetet e tyre.
Pas aksidentit, shërbimet e autobusit në anën evropiane janë ndërprerë në të dy drejtimet. Prandaj, përgjatë itinerarit kishte një radhë të gjatë automjetesh. Qytetarët në ndalesë tentuan të arrinin mjetet e tjera të transportit publik duke ecur me kilometra./Liberale.al
https://youtu.be/cAVkgtwz1eQ