Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçaren Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.
Mësohet se Lakra ka pranua që të ketë pasur marrëdhënie me Sebastian Malin. Më pas, sipas saj, ata janë ndarë dhe kjo ka folur me Billën në Instagram.
Lakra nuk ka pranuar se është paguar nga ai apo familja e Viktor Markut për të nxjerrë në pritë Billën.
“Une kam qene e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne te njejtin pallat ku e ema e tij kishte parkukerine. Jemi lidhur por me pas jemi ndare. Fillimisht me ka bere Billa ftese ne Instagram, kemi folur dhe jemi lidhur. Ne gjithmone takoheshim ne te njejtin vend pasi Hekurani nuk levizte. Nuk jam paguar nga askush për të nxjerrë në pritë Billën”, mësohet të ketë thënë Lakra.