Mediet e huaja shkruajnë Adele ka konfirmuar martesën me Rich Paul. Dyshja u përfol se u martuan vitin e kaluar, teksa ndezi spekulime të reja kur ajo iu referua menaxherit sportiv si ‘ burri ‘ i saj .
Këngëtarja thuhet se ka konfirmuar martesën gjatë shfaqjes komedike të mikut të saj, Alan Carr në Los Angeles.
Një spektator shpjegoi: “Isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti audiencën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti: “U martova”.
Një tjetër shtoi: “Kur ai pyeti nëse dikush u martua kohët e fundit, ajo bërtiti “U martova”. Ajo ishte super e lumtur dhe super e ëmbël”.