Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë sot për “News 24” është pyetur nga gazetari Robert Rakipllari nëse e ka pritur një dorëheqje të kryeministrit Rama, në shembullin e Zaevit, pas refuzimit nga BE të hapjes së negociatave.
“Nëse ne do të prisnim një reflektim të tillë nga ana e kryeministrit tonë sot, mendoj se do të ishim pak naivë”, - është përgjigjur me ironi Meta.
Kreu i Shtetit i quan deklaratat e Ramës pjesë të “një fushate demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës. /Gazeta Liberale