Kamer Idrizi është 43-vjecari shqiptar që mbeti i vrarë dje në mbrëmje në lagjen Butel të Shkupit. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit tip “Golf” të viktimës është qëlluar më shumë se 80 plumba
Në gjendje të rëndë është edhe një 22-vjeçar që ka marrë 6 plumba në trup.
Kamer Idrizi ka qenë një emër i njohur për policinë vendase. Në vitin 2019 ai mori vëmendjen e mediave, ku disa persona qëlluan në drejtim të hotelit të tij.
Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.