Showbiz

8 viktima dhe 300 të plagosur në koncertin e Travis Scott

Shkruar nga Liberale
8 viktima dhe 300 të plagosur në koncertin e Travis Scott

U kthye në një tragjedi festivali i cili tërhoqi vëmendjen e rreth 50 mijë vizitorëve në Hjuston të SHBA. Të paktën 8 persona kane humbur jetën dhe 300 prej tyre janë plagosur për shkak të panikut që përfshiu turmën.

Autoritetet thanë se incidenti ndodhi të premten në orën 21:15. Turma u ngjesh drejt skenës duke shkaktuar shpërthimin e panikut. Organizatorët e festivalit të artistit Travis Scott kanë ndaluar koncertin kur kanë parë disa të plagosur.

Në urgjencë kanë mbërritur 11 raste më arrest Kardiak. Personeli mjekësor në Hjuston u përball me një mbingarkesë pacientesh nga lëndimet e shumë personave.

Edhe në vitin 2019, tre persona u plagosën dhe u shtruan në spital ndërsa mijëra njerëz kishin pritur me orë të tëra që të hapeshin dyert për të përjetuar këtë event pas një izolomi të gjatë disa mujor si pasojë e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Në një reagim për ngjarjen e rëndë vetë reperi u shpreh i tronditur.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH