Aktualitet

7 humbje jete nga Covid në Shqipëri

               Publikuar në : 18:33 - 07/12/21 ro ot

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 393 qytetarë.

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 393
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 151
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,793

Testime totale 1,409,310
Raste pozitive 202,295
Raste të shëruara 192,967
Raste Aktive 6,206
Humbje jete 3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3146
Fier 645
Gjirokastër 537
Shkodër 435
Durrës 330
Berat 315
Elbasan 252
Vlorë 207
Lezhë 159
Korçë 89
Dibër 46
Kukës 45

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back