Gati një duzinë pasagjerë janë shtruar në spital pas turbulencave 'të frikshme' në ajër që detyruan një aeroplan i cili udhëtonte nga Barbados në Mançester të devijonte më pak se tre orë pas nisjes.
225 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit në bordin e aeroplanit me qira që u shërben pasagjerëve në një lundrim P&O, prisnin të ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje , pasi u nisën nga Barbados pak para mesnatës së 23 dhjetorit.
Por dy orë e gjysmë pasi Maleth Aero Flight 1975 ishte nisur nga Barbados, Airbus A300-200 përjetoi 'turbulenca të rënda në ajër.
Aeroplani u devijua për në Bermuda dhe pasagjerët u detyruan të kalonin natën e Krishtlindjeve, larg familjeve të tyre.
11 pasagjerët u dërguan në spital. Për momentin nuk dihet gjendja e tyre. /Liberale.al/