Pasagjerët kanë përjetuar momente paniku pasi dallgët e larta, 20 metra përplasen me anijen në Detin e Veriut.
Në videon e publikuar nga Daily Mail shihen njerëz të panikosur që mbahen fort pas karrigeve dhe tavolinave, teksa anija lëkundet.
Brian Launder, 75 vjeç, ishte pjesë e bordit të MS Maud me gruan e tij Carole për të festuar ditëlindjen e saj të 70-të. Ky ishte udhëtimi i tyre i parë me anije, që nuk shkoi aq mirë për ta.
Anija "MS Maud" u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit më 21 dhjetor.
Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që preknin dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë dhe se uji vërshonte nëpër korridore.
Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer mbeti i plagosur.