Globi

Gruaja gjendet e vdekur në rrugë me kokën e copëtuar, makina largohet dhe nuk i jep ndihmë pas aksidentit 

Shkruar nga Liberale
Gruaja gjendet e vdekur në rrugë me kokën e copëtuar, makina

Krimi nuk ka kombësi.

Gruaja gjendet e vdekur në rrugë, në një provinë në Itali, teksa dyshohet se u godit dhe u vra nga një makinë që nuk ndaloi për ta ndihmuar.

Është një ngjarje tragjike që sipas mediave italiane ndodhi këtë mbrëmje në Teramo ku u gjet trupi i një gruaje me kokën e saj të thyer për shkak të përplasjes, aksident  i cili ndodhi në një zonë të errët rreth orës 19:00. Por hetuesit nuk po përjashtojnë të tjera pista për momentin. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Trupi për shkak të dëmtimeve të rënda  ende nuk është identifikuar. Gruaja kishte me vete një çantë ku mund të kishte dokumente. Gruaja, tashmë e ndjerë, u gjet nga disa shoferë të rastit të cilët lajmëruan policinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH