Globi

Votimet në Serbi, policia e Kosovës shton numrin e efektivëve në pikat kufitare

Shkruar nga Liberale
Votimet në Serbi, policia e Kosovës shton numrin e efektivëve

Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të menaxhuar fluksin e krijuar pasi serbët e Kosovës po udhëtojnë për të votuar në Serbi.

kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar për të votuar në Serbi, ndërsa Komuna e Gjilanit ka organizuar transport për qytetarët e Luginës që punojnë në këtë qytet, që të shkojnë në vendlindje për të votuar.

“Zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, kanë bërë që disa qytetarë të Republikës së Kosovës të udhëtojnë drejt Serbisë, andaj me qëllim që të sigurohet një qarkullim i lirë i qytetarëve të cilët udhëtojnë për në Serbi, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e duhura në mënyrë që liria e lëvizjes të jetë garantuar.

Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera.

Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbin, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror ashtu siç parashihet edhe me MIK, (menaxhimi i integruar i kufirit)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH