Sport

KURSI I KËMBIMIT/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja në tregun valutor? Si shpjegohet rritja e papritur e Euros

Shkruar nga Liberale

Sot, më 17 Dhjetor 2023, monedhat e huaja kanë pësuar një rritje tjetër të lehtë krahasuar me ditët e javës që po lëmë pas.

Monedhat e huaja e kanë mbyllur javën me një forcim të ndjeshëm në raport me Lekun. Kështu monedha europiane sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë këmbehet në treg me 102.8 Lekë dhe shitet me 104,15 Lekë. Po kështu edhe Dollari ka pësuar një lëvizje, por më të lehtë, ku këmbehet me 95,06 Lekë, kurse Paundi britanik me 121,5 Lekë.

Rritja e Euros erdhi pas dy javësh zhvlerësim të fortë, duke iu afruar dhe kufirit të 101 Lekëve. Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë festave të fundvitit ka qenë fenomen i zakonshëm për çdo vit, lidhur me fluksin e emigrantëve dhe konsumin e shtuar. Gjithsesi ky arsyetim duket se bie poshtë, me rritjen e fundit.

Ekspertët pranojnë se ky është kursi i ri i këmbimit dhe nuk do të rikthehet më në vlerat e fillimvitit, duke treguar qëndrueshmëri që mesa duket do të vijojë për një periudhë afatgjatë. Në 8 muaj, Euro është zhvlerësuar me rreth 20%.

Banka e Shqipërisë nga ana tjetër mbron qëndrimin se ndryshimet strukturore në ekonomi gjatë viteve të fundit, ku veçohet rritja e fortë e turizmit dhe investimet e huaja direkte kanë bërë edhe më të vështirë efektivitetin e nismës së deeuroizimit.

Dollari amerikan blihet sot me 94.4 lekë dhe shitet me 95.8 lekë.

Euro blihet me 103 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108.2 lekë, ndërsa në shitje me 109.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.4 lekë dhe shitet me 121 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.6 lekë, ndërsa në shitje me 71.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH