Policia e Limburgut në Belgjikë ka shkatërruar bandën shqiptare të hajdutëve pas vjedhjeve në Beverlo, Zonhoven dhe Kuringen.
Në pranga u vunë 6 shqiptarë. Pesë persona janë në burg ndërsa i gjashti do të dalë sot pasdite para gjyqtarit hetues të Hasselt.
Policia e Limburgut kreu një hetim pas një vjedhjeje në një shtëpi në Beverlo. Banda ishte e ‘specializuar’ për vjedhjet në shtëpi.
Sendet e vjedhura përbëheshin kryesisht nga bizhuteri dhe para, por edhe pajisje elektronike dhe çanta të shtrenjta.