Aktualitet

5 humbje jete dhe 690 raste të reja me Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
5 humbje jete dhe 690 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë  ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë, ku vihet re një ulje e numrit të viktimave dhe rritje e rasteve të infektimeve.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 690 qytetarë.

Janë 8,190 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 690

Të shëruar në 24 orë 652

Të shtruar në spitale 168

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3,596

Testime totale 1,337,600

Raste pozitive 190,815

Raste të shëruara 179,650

Raste Aktive 8,190

Humbje jete 2,975

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,243

Fier 898

Shkodër 474

Vlorë 463

Durrës 417

Gjirokastër 400

Elbasan 311

Berat 372

Korçë 242

Lezhë 198

Dibër 91

Kukës 81

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH