
Davide Paitoni, 40 vjeç, i izoluar në një burg të Milanos për vrasjen e djalit të tij 7-vjeçar, Daniele, ngjarje e ndodhur më 1 janar, kreu vetëvrasje.
"Davide Paitoni, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij shtatëvjeçar Daniele në Morazzone më 1 janar, kreu vetëvrasje në qelinë e burgut San Vittore – shkroi në raportin e saj zyrtar prokurorja publike e Varezes, Daniela Borgonovo.
Gjyqtari i kishte mohuar Paitonit raportin psikiatrik, duke konstatuar se modalitetet me të cilat ai ka kryer krimin ishin aq të qarta, saqë nuk ishte i nevojshëm ekzaminimi.
Këto janë fjalët për ANSA të avokatit të Davide Paitonit, Stefano Bruno, pas vetëvrasjes së 40-vjeçarit, brenda burgut ku ishte izoluar për vrasjen e djalit të tij Daniele.
Ai e kreu aktin vetëm njw ditw pasi mori lajmin se nuk do t'i nënshtrohej ekzaminimit psikiatrik. Kështu ka shpjeguar avokati i tij mbrojtës Stefano Bruno, pas vendimit të gjyqtarit të Varese. “Gjyqtari mendoi se mënyra se si është kryer krimi është aq e qartë sa nuk është e nevojshme të procedohet me raport psikiatrik” - tha Bruno. - “Do ta përsërisja kërkesën në seancën paraprake, edhe sepse kam pritur me muaj para se të kërkoja një vlerësim psikiatrik, për të konstatuar personalisht kushtet e klientit tim”. /Liberale.al/