Globi

36-vjeçari shtyhet me dhunë nga ekuipazhi grek dhe vdes në det

Shkruar nga Liberale
36-vjeçari shtyhet me dhunë nga ekuipazhi grek dhe vdes në det

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mbrëmjen e shkuar, ku një 36-vjeçar në vorbullën e helikës së një anije, pasi u shty nga disa anëtarët e ekuipazhit të anijes “Blue Horizon”, në të cilën i riu tentoi të ngjitej.

Skenat e tragjedisë që ndodhi mbrëmë në portin e Pireut janë bërë virale në rrjet, ku duket e gjithë ngjarja nga fillimi deri në fund.

Anija e akorduar në port, e cila kishte destinacion portin e Heraklion, Kretë do të nisej vetëm pak sekonda pasi 36-vjeçar të përfundonte nën helikat e saj.

Në video duket i riu, i cili përpiqet të hipë në anije, ndërsa ekuipazhi i "Blue Horizon" e shtyn dhe largon me forcë. E ndërsa 36-vjeçari arrin të ngjitet në katapultën e anijes, dy persona nga ekuipazhi “Blue Horizon” e shtyjnë atë jashtë duke vazhduar procedurat e nisjes. Përpjekja e 36-vjeçarit duket e kotë në momentin kur, dy anëtarët të ekuipazhit ia dalin dhe e shtyjnë atë deri në kufijtë e katapultës.

Për pasojë viktima duket teksa humbet ekuilibrin dhe bie në det, në vazhdën e motorëve kryesorë të tragetit të madh të pasagjerëve që u nis.

Ndërsa i riu lufton dallgët, anija “Blue Horizon” lundron drejt Heraklionit sikur asgjë të mos kishte ndodhur. “Informojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi i marrë nga pasagjerët e anijes ndërsa Blue Horizon u urdhërua të kthehej në portin e Pireut, në një përpjekje të sfiduese të ekuipazhit për të heshtur incidentin dhe për të fshehur përgjegjësinë e ekuipazhit i cili ka shtyrë nga katapulta pasagjerin 36-vjeçar që pësoi vdekjen tragjike.

Pothuajse njëkohësisht me zbulimin e videos shokuese nga protothema.gr që tregon dy anëtarët e ekuipazhit duke hedhur nga katapulta duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, u bë e ditur se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhi i tij u arrestuan. Kompania pronare e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH